INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arian Çani i solli ''Tunën'' në studio, reagimi i Robertit është më epiku dhe ironiku i mundshëm! [FOTO]

Arian Çani i solli ''Tunën'' në studio, reagimi i Robertit është më epiku dhe ironiku i mundshëm! [FOTO]

Publikuar më: 22:04 05-10-2018

Ajo është gruaja e vëllait të saj, por Roberti nuk i ka aspak punët mirë me Tunën dhe lidhur me këtë ka folur mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.

Roberti u shpreh se historia mori bujë më shumë nga portalet. “Nga një anë është marketim i mirë”, i tha Çani Robertit, ndërsa Berisha është shprehur: “Unë nuk e bëra për martketing por ja që u bë publike”, tha Roberti. “Ky është me atë teorinë; Më mirë t’i nxjerrësh vet se sa t’i nxjerrin të tjerët”, tha Eneda Tarifa nga ana tjetër mbi këtë temë.

Më pas Çani i bëri një suprizë atij në një moment duke i sjellur sozinë e Tunës në studio, por që të gjithë iu krijua përshtypja se është Tuna, por që ishte Albulena Ukaj, një këngëtare kosovare.

Sapo e pa mirë, Robert Berisha filloi të qeshte. Arian Çani i tha asaj që ta mbante mikrofonin drejt dhe Roberti nuk e kurseu ironinë duke i thënë:

“Nuk di, nuk është mësuar sepse këndon playback”, që do të thotë se atij iu krijua përshtypja se ishte me të vërtetë Tuna, por ama kjo deklaratë ishte shumë e fortë.

bfg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439