INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arian Çani i ''fryn zjarrit'', thumbon Ilda Bejlerin dhe Mustafa Nanon?

Arian Çani i ''fryn zjarrit'', thumbon Ilda Bejlerin dhe Mustafa Nanon?

Publikuar më: 16:21 29-03-2018

Padyshim debati mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos ishte një ndër temat më të komentuara të javëve të kaluara.

Është për tu thënë se debati mes tyre shkoi deri në atë pikë sa gazetarja sportive tha se do ta hidhte në gjyq.

-640-0-5abcb38c44ad2.jpg

Edhe pse ka më shumë se një javë që nga koha kur ky debat filloi të zbutej, duket se moderatori i njohur shqiptar Arian Çani i ka “fryrë zjarrit”.

“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” – ka shkruar Çani në postimin e tij.

-640-0-5abcb3893e4dd.png

Gjithsesi akoma nuk mund ta themi me bindje, se ky profil është i Arian Çanit pasi moderatori para disa kohësh ka deklaruar se ai nuk është përdorues i rrjeteve sociale.

Ajo që na ka bërë të mendojmë se ky profil është i moderatorit ka qenë një “tagg” që Sofija e emisionit “Zonë e lirë”, i ka bërë Çanit në njërën prej fotove që ka hedhur në Instagram.

Gjithsesi nëse është vërtet profili i moderatorit me shumë gjasa ka dashur të rihapë debatin e shumëpërfolur që u duk se u mbyll pasi Bejleri u shpreh se do ta hidhte Nanon në gjyq.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541