INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardit Gjebrea bën rrëfimin e sinqertë dhe ''i tërheq veshin vetes'': Turp, por nuk mund të gënjej...[FOTO]

Ardit Gjebrea bën rrëfimin e sinqertë dhe ''i tërheq veshin vetes'': Turp, por nuk mund të gënjej...[FOTO]

Publikuar më: 17:51 22-11-2018

Ardit Gjebrea është një ndër moderatoret dhe kantautorët më të njohur shqiptarë edhe pse prej disa vitesh ka qëndruar larg muzikës. Së fundmi ai mori pjesë në në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës, “Takohemi për një libër”, prej nga ku ai ka bërë një kritikë për veten e tij.

Mësohet se Gjebrea ka treguar se nuk është një lexues i rregullt e këtu nuk bën përjashtim as kur është me vajzën e tij Anën dhe arsyeja është puna.

“Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj.

Unë them ne bëjmë në jetë atë që i japim prioritet dhe ngandonjëherë i japim aq shumë prioritet punës, saqë harrojmë fëmijët, harrojmë familjen dhe vetëm kur ata rriten, shikojmë se sa kohë ka kaluar dhe sa keq që nuk jemi marrë me ta”, është shprehur Gjebrea.

takohemi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053