Arbër Hajdari është një nga opinionistët e “Big Brother VIP”. Ai është shprehur se kjo është eksperienca e tij e parë televizive, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku ose, siç u shpreh edhe vetë, nga familjarët e konkurrentëve.
“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vet, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën”, tha Arbëri.
Ndër të tjera, Hajdari ka treguar se kush, sipas tij është fituesi i “Big Brother VIP”.
“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur”, tha Hajdari për modelen e cila sipas tij, mund të ishte një shembull shumë i dashur për publikun dhe e meriton fitoren.