Dy opinionistët e “Big Brother VIP Albania”, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për eksperiencën e tyre në edicionin e pestë të spektaklit gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Kryemadhi u shpreh se gjatë gjithë rrugëtimit është ndjerë e lirë dhe komode për të shprehur mendimet e saj, duke theksuar se nuk i është kufizuar asnjëherë fjala.
“Kam qenë e lirë për të thënë atë që kam menduar dhe kam ndjerë. Jam ndjerë shumë komode, sepse edhe Arbri me Ledionin më kanë lënë të flas lirshëm, madje edhe kur kam gabuar”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Hajdari vlerësoi bashkëpunimin me Kryemadhin, duke i dhënë edhe një këshillë të drejtpërdrejtë: “Monikës do t’i thoja të flasë pak më saktë”.
Ai komentoi gjithashtu lojën e finalistëve, duke veçuar strategjitë e tyre brenda shtëpisë. Sipas tij, disa prej tyre kanë luajtur me vendosmëri për fitore, ndërsa të tjerë kanë përdorur strategji më të forta dhe shpesh të debatueshme.
Ky edicion i “Big Brother VIP Albania” është shoqëruar me dinamika të forta, përplasje dhe strategji të ndryshme loje, duke u kthyer në një nga sezonet më të komentuara nga publiku.








14 Apr 2026 





