INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbenita na prezantoi me 4 motrat e saj dhe nuk dimë kë të zgjedhim se kush është më e bukura! [FOTO]

Arbenita na prezantoi me 4 motrat e saj dhe nuk dimë kë të zgjedhim se kush është më e bukura! [FOTO]

Publikuar më: 18:30 28-07-2019

Arbenita është kthyer shumë shpejt në një prej modeleve më të ndjekura e të komentuara në showbizz-in shqiptar, sidomos pas lidhjes me reperin Fero.

Modelja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video nga më të ndryshmet si nga përditshmëria e saj ashtu edhe nga profesioni.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me 4 motrat e saj. Familja e Arbenitës kanë festuar ditëlindjen e më të voglit të familjes, vëllait të saj dhe nga festa modelja ka postuar një foto me të katër motrat.

Arbenita shfaqet e veshur me fustan ngjyrë rozë ndërsa motrat duken gjithashtu shumë elegante me fustane të gjatë.

640-0-5d3d801c09144.jpg


Modelja simpatike sapo na dëshmoi që bukuria padyshim gjendet në gen.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543