INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbenita lajmëron rikthimin e Feros me këtë FOTO intime!

Arbenita lajmëron rikthimin e Feros me këtë FOTO intime!

Publikuar më: 20:31 20-12-2020

Reperi Fero vendosi pak kohë më parë të zhdukej nga rrjetet sociale duke e mbyllur instagramin.

Atë e shihnin rrallë në instagramin e Arbenitës e cila herë pas here postonte ndonjë foto me partnerin e saj.

Por duket se ai ka vendosur të rikthehet dhe këtë e ka njoftuar vetë Arbenita me një foto ku pozojnë së bashku dhe ku Fero e puth në faqe.

“Zemra është kthyer”, shkruan ajo ndërsa poston profilin e reperit.

Por pavarësisht se ai e ka rihapur instagramin, nuk ka asnjë foto dhe deri tani nuk ka postuar asnjë gjë.

Ndoshta më vonë do të rikthehet tamam duke sjellë gjithashtu foto e video të ndryshme si dikur.

fero-arbnita-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031890869140625