INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Arbana Osmani thirrje Ramës mes protestave: 'Mjaft, respekto popullin tënd, dëgjoje!'

Arbana Osmani thirrje Ramës mes protestave: 'Mjaft, respekto popullin tënd, dëgjoje!'

Publikuar më: 15:40 17-10-2026

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për situatën e tensionuar në Shqipëri dhe protestat e ditëve të fundit, duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Osmani shprehet e shqetësuar për të rinjtë që po lëndohen gjatë protestave, si dhe për përshkallëzimin e situatës në kryeqytet. Ajo thekson se dhuna nuk është zgjidhje, pavarësisht se nga cila palë ushtrohet, ndërsa kërkon që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

“Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh; sepse mendoj se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është një reality shoë që duhet komentuar me tifozllëk nga divani i shtëpisë, as një mundësi për t’u shfaqur populiste me statuse për më shumë likes në Instagram.

Duhet kuptuar, për të reaguar.

Si një nënë e 3 fëmijëve, më dhemb të shoh të rinjtë e pashpresë, disa prej tyre në moshën e djalit tim, të rrihen dhe lëndohen duke marrë dhunën si të vetmen përgjigje për kërkesat e tyre legjitime, ashtu siç më dhemb të shoh Tiranën të digjet për të disatën herë në këto 30 vite.

Unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë se dhuna është zgjidhja. Këtë e mendoj qoftë për ata policët që tentojnë të shpërndajnë turmat me shkopinj gome, qoftë për ata që shkatërrojnë institucione e biznese që iu përkasin të gjithëve, qoftë dhe për plot miq e mikesha të Instagramit që me statuset e tyre populiste justifikojnë dhunën.

Por si qytetare e këtij vendi ku kam vendosur të rris fëmijët e mi, sot më shumë se kurrë ndjej t’i them me zë të lartë kryeministrit:

“Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje.”

Askush nuk e meriton këtë”, shkruan Osmani.