INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani e konsideron “familje” Eduart Grishajn! [FOTO]

Arbana Osmani e konsideron “familje” Eduart Grishajn! [FOTO]

Publikuar më: 21:33 30-01-2020

Arbana Osmani prej kohësh po përflitet për një lidhje me regjisorin e emisionit të saj Eduart Grishaj. Atë prej kohësh e shohim gjithnjë nën shoqërine e Eduartit i cili e mbështet vazhdimisht në çdo hap që ajo ndërmer.

Moderatorja e ka thënë shumë herë se pa të do ta kishte të vështirë ta realizonte emisionin, ndërsa e ka parë gjithmonë si një mbështetje shumë të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.

Edhe pse deri tani Arbana nuk e ka pranuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhjen me të, tashmë nuk ka më asnjë dyshim madje moderatorja tashmë e quan regjisorin familje. Në një foto ku shfaqet së bashku me të dhe me Xhemin, Arbana shkruan poshtë fotos: “Familje”, duke nënkuptuar se ata të dy janë tashmë një familje për të.

Prej kohësh e dimë marrëdhënien e veçantë që Arbana ka me Xhemin dhe është mëse e kuptueshme që e konsideron si familjen e saj, pjesë e së cilës tashmë duket se është bërë edhe Eduarti.

fabg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561