INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Publikuar më: 12:31 19-05-2025

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur. Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658