INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple vjen me një iPhone të gjithin prej xhami

Apple vjen me një iPhone të gjithin prej xhami

Publikuar më: 20:17 18-04-2016

Në vitin 2017, kompania Apple, mbush plot 10 vjet që nga lançimi i iPhone-it të parë në treg. Dhe me këtë rast, Apple planifikon të sjellë një model tërësisht të ri e të veçantë të iPhone.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat mbi teknologjinë, gjigandi i teknologjisë pritet që të bëjë ndryshime si në pamjen e jashtme ashtu dhe të brendshme të iPhone –it.

Sipas portaleve mbi teknologjinë, Iphone i ri, nuk do të ketë më kasë alumini, por do të jetë i gjithi prej xhami. Kjo do të kompletohet edhe me anët e lakuara me pamje OLED.

 iPhone 7, që pritet të prezantohet në Shtator, do të ketë një pamje të ngjashme me iPhone 6 / iPhone 6S dhe do të jetë iPhone 8 që do të dalë në 2017 –ën, ai që do të jetë ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115