INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple sjell 3 modele të reja iPhone. Njihuni me disa nga specifikat dhe sa do të kushtojnë

Apple sjell 3 modele të reja iPhone. Njihuni me disa nga specifikat dhe sa do të kushtojnë

Publikuar më: 10:45 11-09-2019

Apple organizoi takimin e përvitshëm në Kaliforni të SHBA-ve ku paraqiti modelet e reja të iPhone, iPad dhe Apple Watch.

iPhone janë ato që i sjellin më shumë të ardhura kompanisë, por shitjet kanë rënë në 9 muajt e fundit, ndaj drejtuesi Tim Cook u shpreh se duhet të rikthejnë entuziazmin e njerëzve për të blerë produktet e kompanisë Apple.

Apple paraqiti tre telefonë të rinj, iPhone; iPhone 11 Pro; dhe iPhone 11 Pro Max.

Këta telefona të rinj vinë me një çip të ri, kamera të reja dhe janë të disponueshëm në ngjyra dhe madhësi të ndryshme.

iPhone 11 ka një dizajn prej alumini dhe xhami dhe për këtë të fundit Apple thotë se është xhami më i fortë vendosur ndonjëherë në një smartfon. Telefoni vjen në disa ngjyra si: bardhë, blertë, verdhë, purpurt, zezë dhe kuqe. Telefoni do të ketë dy kamera të instaluara nga pas dhe një kamer selfie.

iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë tre kamera të pasme me materiale ndërtimi prej çeliku dhe kapakun e pasmë prej xhami. Telefoni vjen në katër ngjyra: jeshile, gri, bardhë dhe artë.

iPhone 11 Pro fillon nga 999 dollarë ndërsa iPhone 11 Pro Max 1,099 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324