INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
APPLE prezanton zyrtarisht 3 iPhone-at e ri dhe detajet që duhet të dini i keni këtu, zbuloni sa kushtojnë! [VIDEO]

APPLE prezanton zyrtarisht 3 iPhone-at e ri dhe detajet që duhet të dini i keni këtu, zbuloni sa kushtojnë! [VIDEO]

Publikuar më: 21:12 12-09-2018

Sot, kompania amerikane e prodhimit të smartfonëve ka prezantuar 4 pajisje të reja, duke përfshirë 3 smartfonë dhe serinë e 4 të orave të mençura.

Smart Watch 4 vjen me disa ndryshme në pjesën e jashtme, me ekran të lakuar në qoshe dhe më e hollë sesa seria paraprake, vetëm 44mm, rezistente ndaj ujit dhe e cila funksionon si një gardian i shëndetit tuaj duke kontrolluar të rrahurat e zemrës, presionin e gjakut, fitnesin dhe gjëra të tjera.

Ora e mençur gjithashtu ka një sërë përmirësimesh dhe performanca shtesë të cilat funksionojnë si një smartfon i vogël i ngjitur në dorën tuaj.

Pajisja tjetër e prezantuar është iPhone Xr që vjen me një çmim fillestar prej 699 dollarë, ekran 6.1 inch dhe 3GB RAM, kamerë 12 megapikselë dhe memorie prej 64 ose 256 megabyte

Ndërkohë, iPhone Xs është një nga smartfonët më të mirë në treg dhe vjen me një ekran OLED 5.8 inch, 4GB RAM, kamerë të dualizuar 12 megapikselë, me memorie 64, 256 dhe 512GB, ndërsa çmimi fillestar i smartfonit është 899 dollarë.

DH iPhone sensacional është ai Xs Max, i cili vjen me një ekran 6.5 inch OLED dhe 4 GB RAM. iPhone Xs Max ka një kamerë 12 megapikselë të dualizuar dhe një memorie prej 64, 256 ose 512 megabyte. Çmimi fillestar për iPhone Xs Max është 999 dollarë.

Më shumë në këtë kategori: « Facebook drejt fundit?
»
Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162