INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikantët për t'u punësuar si infermierë, Ministria apel: ‘Sot afati i fundit për ankimim’

Aplikantët për t'u punësuar si infermierë, Ministria apel: ‘Sot afati i fundit për ankimim’

Publikuar më: 14:58 06-03-2018

Publikohet lista e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë”.

Lista në fjalë është bërë publike këtë të martë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në faqen http://infermierepershqiperine.al/njoftim/, raporton GazetaShqiptare.

Sipas njoftimit të dhënë, kanditatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë deri në datën 6 mars, për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërsa theksohet se pas verifikimit të ankesave, më 15 Mars Ministria do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.

Testimi do të ketë dy pjesë:

– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);

– Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.

Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.

Article Logic
Execution time: 0.0055150985717773