INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i KQZ-së për kryebashkiaken e 'pabindur'

Apeli i KQZ-së për kryebashkiaken e 'pabindur'

Publikuar më: 20:04 29-06-2019

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë një përmbledhje të deritanishme sesi është ecuria e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhore.

Deri më tani, materialet zgjedhore janë shpërndarë në 53 KZAZ, ndërkohë që në komisionet e tjera porcesi është drejt përfundimit.

Probleme në shpërndarjen e materialeve zgjedhore janë hasur në Qarkun e Shkodrës, pasi gjysma e qendrave të votimit sipas KQZ-së janë të mbyllura.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademit, për më shumë bashkëpunim, në mënyrë që procesi i zgjedhjeve të kalojë i qetë dhe në respektim të ligjit.

Njoftimi i plotë i KQZ

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.

Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.

Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.

Article Logic
Execution time: 0.003565788269043