Problemet shëndetësore nuk i janë ndarë Dafina Zeqirit kohët e fundit. Këngëtarja e njohur ka merakosur gjithë fansat ditën e sotme duke u shfaqur në rrjetet sociale me një maskë oksigjeni. Artistja publikoi në Instastory një video ku shihet teksa mban maskën në fytyrë.
Ajo nuk ka dhënë asnjë detaje por duket se nuk bëhet fjalë për diçka serioze sepse më pas ka bërë me dije se sonte do perfomojë në ‘Sunny Hill Festival’. Artistja tregoi pak kohë më parë se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.









13 Dec 2025 





