INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antonela i krahason vajzat e Përputhen me lopën, Bora Zemani s’duron dhe reagon e acaruar: Me kë e kishe?!

Antonela i krahason vajzat e Përputhen me lopën, Bora Zemani s’duron dhe reagon e acaruar: Me kë e kishe?!

Publikuar më: 11:38 19-03-2021

Një video që Antonela ka shpërndarë, ku shfaqet një lopë duke ecur rrugës ka ndezur debat puntatën e sotme të Për’Puthen. Vajzat në studio janë ndjerë të ofenduara dhe i janë kundërvënë Antonelës. Ajo tha se nuk i është drejtuar askujt me atë postim, ndërsa dyshimet bien mbi Ledjanën.

“Unë aty nuk kam përmendur asnjë emër, nuk ia kam kushtuar askujt atë video”, tha Antonela.

Bora Zemani i kërkoi asaj llogari për të sqaruar videon, duke i thënë se nuk mund të ofendojë në këtë mënyrë. Antonela u përgjigj se ajo kishte qenë një shaka pa asnjë qëllim.

Debati:

Bora Zemani: Ka qenë një video e dërguar në grup nga Antonela me etiketa ofenduese. Çfarë është kjo Antonela, si mund të bësh ofendime të tilla?

Antonela: Ça ka këtu? Edhe unë jam konkurrente e “PërPuthen”

Bora Zemani: Antonela disa puntata më parë Arjani reagoi për të të mbrojtur ty dhe ti tani ofendon një tjetër konkurrente. Me kë e kishe?

 Antonela: Me askënd, e kisha për shaka

Bora Zemani: Antonela ky është provokim

 

Article Logic
Execution time: 0.0022099018096924