INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antishpifja do godas online-n, qeveria gjoba të larta për shkelësit

Antishpifja do godas online-n, qeveria gjoba të larta për shkelësit

Publikuar më: 10:59 06-07-2019

Antishpifja e inicuar prej kryeministrit Edi Rama është kthyer tani në një draft/ligj. Shqetësimi kryesor që trajton ka të bëjë me portalet. Drafti parashikon detyrimin e çdo mediaje elektonike të jap informacione më të kontolluara, në të kundërt ndëshkimi është i rëndë, që nis nga gjobat e larta, ndalim licencash, mos dhënie aksesi dhe mbyllje licencash ndaj medias online. Ligji parashikon ngritjen e një Këshilli Ankesash, që do të shtyrojë atë që drafti e parashikon, si cenim të dinjitetit dhe reputacionit të tjetrit.

Në draft parashikohet që media online duhet të publikojë një reagim apo ndjesë në rast se personi është dëmtuar. Nëse media gjendet fajtore ajo duhet të pranojë të publikojë ndjesën, sipas tekstit që harton vetë Autoriteti Shqiptar i Medias.
Për shkeljet, në nenin 25 të ligjit parashikohet gjobë nga 100.000 deri në 1.000.000 lekë. Në rast se media online refuzon të botojë sqarimin ose nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave gjobitet me 800 mijë lekë.
Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës.  Në rast se shkeljet përsëriten mbi 5 herë subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale për një periudhë 3-vjeçare.
Kjo nisëm qëndroi për disa muaj e bllokuar pas një reagimi të fortë nga zyra e OSBE në Vjenë që kërkoi hartimin e një ligji sipas standardeve ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121