INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anjeza Shahini feston ditëlindjen, shikoni sa vjeç mbush këngëtarja [FOTO]

Anjeza Shahini feston ditëlindjen, shikoni sa vjeç mbush këngëtarja [FOTO]

Publikuar më: 10:28 05-05-2017

Jeta e saj ka qenë një sukses i mirëfilltë qoftë në planin profesional por edhe në atë personal, gjë që do të mjaftonte si arsye për të festuar për këdo dhe kjo besojmë se vlen edhe në rastin e këngëtares.

Aq më tepër në një ditë të veçantë siç është dita e lindjes. Me një T-shirt të stampuar me vitin e lindjes (1987) mbi të, një kapele festive mbi kokë, tulipanë, qirinj dhe tollumbace, Anjeza buzëqesh në foton e postuar në Instagram, si për të na treguar se e mirëpret moshën me tresh përpara. Madje bën edhe humor lidhur me këtë.

 

18222577_1558592390840263_2522849082526791733_n.jpg

Gjithmonë duke mos harruar se vitet që kalojnë,  përveçse mbartin eksperiecat e bukura dhe peshën e sukseseve në karrierë, vijnë edhe me një çmim që ka të bëjë me kujdesin më të veçantë ndaj lëkurës. Komente të ngrohta kanë shoqëruar foton ndër ku ai që na bëri përshtypje ishte reagimi i këngëtares ndaj urimit të regjisorit, Pali Kuke që ishte atëherë i angazhuar me "Ethet" ku këngëtarja ishte konkurente. "Pyes veten kush do të isha unë sot pa nuhatjen tënde artistike" shkruan Anjeza duke na zbuluar dhe një arsye tjetër për të festuar, siç është mirënjohja. Ndërsa ne i bashkohemi urimeve për një ditëlindje të paharrueshme, mbetemi me shpresën se shumë shpejt,  Anjeza do të mund të vijë përpara publikut të saj me një këngë të re. intv.al

18221849_1558592514173584_7473732845368343078_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338