INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anila Teliti flet pa doreza: “Televizioni ka intriga dhe konkurrencë të fortë!” [VIDEO]

Anila Teliti flet pa doreza: “Televizioni ka intriga dhe konkurrencë të fortë!” [VIDEO]

Publikuar më: 13:31 13-02-2017

Një rrëfim i sinqertë i moderatores së njohur.

Anila Çela Teliti, e njohur ndryshe si Anila e Vizionit ishte një ndër të ftuarat e Arjolës në emisionin “Tek Unë” me Arjola Shehun. Gazetarja e moderatorja ka treguar se as për të nuk ka qënë i thjeshtë terreni i medias.

“Ne e dimë se media në fund të ditës është një gënjeshtër e bukur, por s’do të thotë që kjo është një gjë e keqe, përkundrazi ne duhet të vijmë sa më bukur për atë publik që na dëgjon edhe zgjedh të kalojë kohën me ne!”

E pyetur nga Arjola nëse media është vërtet e mbushur me intriga nga personazhe që duan të arrijnë diçka më shumë dhe nëse vet Anila e ka ndjerë për ndonjë moment këtë konkurrencë, vet prezantuesja pranon:  

“E kam ndjerë, në momente të caktuara këtë lloj konkurrence. Ndoshta fakti që unë kam qëndruar për kohë të gjatë në Vizion Plus, më shohin si një person me terren “të sigurtë” tashmë. Por edhe unë kam patur lekundjet e mija, s’do të thotë që s’më duan aty brenda apo nuk hidhen batuta apo nuk komentohem. Por e mira është që kjo gjë nuk më ndikon fare. Nuk jam mendjemadhe, por përderisa më është besuar ajo që më është besuar, më lini ta bej siç unë di ta bëj.” përfundon moderatorja e Vizion Plus.

Ndiqni rrëfimin e plotë të Anilës në këtë link: 

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838