INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anila Basha: Edi Rama me veprimet që kanë ndodhur ka çimentuar pozicion e Lulzim Bashës [VIDEO]

Anila Basha: Edi Rama me veprimet që kanë ndodhur ka çimentuar pozicion e Lulzim Bashës [VIDEO]

Publikuar më: 20:01 05-04-2018

Padyshim protesta e 31 marsit në Rrugën e Kombit, shkaktoi një debat të madh në opinionin publik. Disa e quajtën protestë të organizuar nga opozita e disa të tjerë e cilësuan si protestë qytetare, por edhe e mbështetur nga shoqëria civile.

Që pas 31 marsit, protestat kanë vazhduar edhe në Tiranë ku qytetaret nga Kukësi dhe jo vetëm kanë kërkuar lirimin e 23 protestuesve të cilët këtë të shtunë, shkatërruan sportelet te Rruga e Kombit.

E ftuar në emisionin Kolaudim në IN Tv, gazetarja e njohur Anila Basha ka deklaruar se protesta e 31 marsit ndryshon nga ajo e ditës së sotme, 5 prillit.

Sipas saj, protesta e Kalimashit është një protestë e organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, por jo shoqëria civile, ndërsa protesta e ditë së sotme sipas drejtoreshës së “Neësbomb”, ishte një protestë e organizuar nga partitë politike, prandaj edhe pjesëmarrja ishte e pakët. E thenë ndryshe mjeti që u zgjodh nga opozita nuk u mbështet nga populli.

Sipas gazetares nga e gjithë kjo situatë e krijuar dikush ka mbetur në hije. Ajo shpjegoi se në Partinë Demokratike para dy muajsh nisi një debat për çështjen e zgjedhjes së kryetarit dhe për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, diskutime etj,

“Në gjithë këtë histori, ka shumë faktorë që e panë veten në pasqyrë dhe e panë se ku janë, por një gjë unë e vërej, a duhet marrë seriozisht në këtë moment. Para se të ndodhte kjo gjë kishte filluar një debat. Qeverinë kush do ta frenojë me 75 vota? Pra duhet të jetë opozita media dhe shoqëria civile ndryshe nuk mbahet”, u shpreh Anila Basha.

Sipas saj në këtë mënyrë duket sikur Rama me këto lëvizje ka çimentuar pozicionin e Lulzim Bashës si kryetarë të Partisë Demokratike.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111