INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anija përfshihet nga flakët/ 25 të vdekur, 9 të zhdukur

Anija përfshihet nga flakët/ 25 të vdekur, 9 të zhdukur

Publikuar më: 09:10 03-09-2019

Njëzet e pesë persona janë gjetur të vdekur në një anije, e cila është përfshirë nga zjarri në brigjet e Kalifornisë, thonë Rojet Bregdetare e SHBA.

Nëntë persona janë ende të zhdukur, pesë anëtarë të ekuipazhit kishin shpëtuar më herët. Zjarri filloi në orët e para të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 90 milje (145 km) në perëndim të Los Angeles.

Shkaku i flakës nuk dihet deri më tani. Në një konferencë për shtyp, Sherif Bill Brown tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506