INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie zbulon më në fund ARSYEN e ndarjes nga Brad Pitt

Angelina Jolie zbulon më në fund ARSYEN e ndarjes nga Brad Pitt

Publikuar më: 13:30 20-06-2020

Angelina Jolie dha një vështrim të rrallë mbi divorcin e saj nga Brad Pitt, duke zbuluar se vendimi i tyre për tu ndarë ishte për “mirëqenien” e gjashtë fëmijëve të tyre.

Në një intervistë për Vogue India, ylli i “Mr & Mrs Smith” foli si rrallë herë për divorcin e çiftit në 2016, duke thënë se vendimi për tu ndarë pas dy vitesh martesë ishte bërë për “mirëqenien” e gjashtë fëmijëve të tyre— Maddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14, dhe binjakët 11-vjeçarë Vivienne dhe Knox – kanë në mendje.

“Unë u ndava për mirëqenien e familjes time,” tha ajo. “Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem te ta.”

Ajo gjithashtu e justifikoi heshtjen pas ndarjes së tyre, duke shpjeguar se si spekulimet rreth saj dhe marrëdhënies me Pit ndikuan te fëmijët e tyre.

“Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që ata e dinë të vërtetën. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”.

-640-0-5eed2c112e6f7.jpg

Sakaq, Jolie tregoi se si ajo rriti fëmijët e birësuar, Maddox, Pax dhe Zahara dhe përqafoi prejardhjen e tyre të ndryshme.

“‘Birësimi’ dhe ‘jetimorja’ janë fjalë pozitive në shtëpinë tonë. Me fëmijët e mi të birësuar, nuk mund të flas për shtatzëni, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin për t’i gjetur ato dhe si ishte të kërkosh sytë e tyre për herë të parë “.

Duke vënë në dukje se fëmijët e saj Maddox dhe Pax ishin birësuar nga Kamboxhia dhe Vietnami, përkatësisht, dhe se vendet dikur ishin në luftë me njëri-tjetrin, Jolie tha se ajo është “mirënjohëse” që ka dy djem në jetën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369