INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtarë të Iluminati-t?! Ja 9 reperat që akuzohen… [FOTO]

Anëtarë të Iluminati-t?! Ja 9 reperat që akuzohen… [FOTO]

Publikuar më: 12:32 25-09-2018

Ashtu si filluan teoritë e Iluminat-it ku çdo pjesëtar i Showbizz-it akuzohej se bënte pjesë në atë që quhej ‘Rendi i Ri Botëror’ edhe reperat tashmë me famën e tyre, që ka arritur nivele globale dhe simbolizmat që i shoqërojnë kudo me mesazhe sekrete nëpër videot e muzikës së tyre kanë filluar të marrin akuza po aq të ashpra.

“Eminem po sakfrikon karrierën e tij për Iluminat-in” një teoricien interneti sugjeronte në videot e tij. “Tupac-u trilloi vdekjen e tij që të shpëtonte nga kthetrat e Iluminati-t” disa të tjerë propozonin.

Çdo gjë që një reper vishte ishte një mesazh sekret I referuar Iluminati-t dhe çdo shenjë e bërë me duar interpretohej si një shenjë ndaj mjeshtrave të tyre të plotfuqishëm.

Ashtu si shumica e teorive konspirative, as kjo nuk ka një bazë të shëndoshë- por kjo nuk i ndalon njerëzit të besojnë në to.

Ja ku janë 9 reperët të akuzuar si pjesë e Iluminati-t:

Kanye West

kanye-west-frank-ocean-radio-support.jpg

 

Videoja muzikore “Power” e artistit thuhet se përmban shumë imazhe që kanë të bëjnë me simbolet masonike të “Iluminati-t’

Lil Wayne

lil-wayne.jpg

Reperi ka bërë një tatuazh në mjekrën e tij të ‘Syrit që sheh Gjithçka’ dhe fansat nuk kanë pushuar së akuzuari

Nicki Minaj

nicki-minaj.jpg

 

Gjatë një performance në Grammy Awards 2012, Nicki Minaj bëri një akt ekzorcizmi, ku fansat besojnë se ajo donte t’I tregonte botës kontrollin e vërtetë që Iluminat-i ka mbi njerëzit.

Pusha T

pusha-t.jpg

Në albumin e tij më të ri ’Daytona’ në këngët e reperit gjenden shumë simbole që mendohen se kanë të bëjnë me Iluminati-n

Eminem

eminem.jpg

 

Nga vendosja e gishtave në kokë për të bërë shenjën e djallit, tek mbulimi I njërit sy në shumicën e fotove e tij, shumë fansa e kanë akuzuar Eminem si një person I ngritur qëllimisht nga Iluminati me një mision të caktuar në biznesin e Showbizz-it.

Jay Z&Beyonce

beyonce-jay-z.jpg

 

Po të shohim vidoen e fundit ‘Apeshit’ duket qartë që shumica e simboleve lënë vend për dyshime, që nga fakti se atyre u është lejuar një hyrje e veçantë dhe rezervim I të gjithë muzeut të Luvri-t.

Kendrick Lamar

kendrick-lamar.jpg

 

Albumi i tij më i fundit ‘DAMN’ nga cover-i i tij duket qartë që M qëndron sipër kokës së Lamar duke bërë një lidhje me Iluminati-n.

Tupac

best-tupac-songs-lead.jpg

 

Thashethemet janë se ai sajoi vdekjen e tij për t’I shpëtuar Iluminat-it. Këto thashetheme janë shtuar më së shumti edhe mbas hedhjes në treg të albumit të tij “The Don Killuminati”, ku shumë prej vargjeve të këngës sugjerojnë se Iluminat-i ishte vënë pas tij, duke e lënë më në fund të vrarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041518211364746