INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi zbulon bisedën e fundit me produksionin pas skandalit me fotot e Teas dhe Beartit

Andi zbulon bisedën e fundit me produksionin pas skandalit me fotot e Teas dhe Beartit

Publikuar më: 18:31 04-02-2021

Andi ishte i ftuar së fundmi në "Roped with Olsi", ku ka folur për herë të parë në një intervistë, për skandalin e bujshëm. Andi tregoi se pas publikimit të fotove të Teas dhe Andit produksioni e kishte kontaktuar për të qenë i pranishëm në emision, mirëpo ai nuk ka pranuar. 

Me autoren e emisionit, Olsën, Andi tha se ia kanë thënë njëri-tjetrit të gjitha çfarë kanë pasur për të folur.

I pyetur nga Olsi çfarë do të bënte nëse do ta shihte Olsën në rrugë, Andi tregoi se me autoren ruan marrëdhënie të mira.

“Çfarë t’i them unë. Ajo në fakt tani për momentin ka edhe mamin sëmurë ç’është e vërteta, gjë që më ka mërzitur shumë. Pavarësisht se vijnë rrethanat të atilla, dua t’ia them dhe publikisht që mami uroj që t’i bëhet sa më mirë, se jemi njerëz mbi të gjitha. Çfarë të kam thënë, ta kam thënë. Çfarë më ke thënë, ma ke thënë. Nëse do ta takoja, për respekt do ta pyesja ‘si është mami", tha Andi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275