INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analizë: Dua – Enca. Po sikur kjo histori të ishte një telenovelë?

Analizë: Dua – Enca. Po sikur kjo histori të ishte një telenovelë?

Publikuar më: 20:05 05-04-2018

Nga Dafne Bajraktari

Mbas analizës së Gang Gang nga Fero, pyeta miqtë e mi se kë këngë do të dëshironin të deshifroja. Shumë kërkuan Encën – Dua.

Nuk e di nëse synimi i vërtetë është të merremi me tekstin, apo me videon e cila ka shkaktuar shumë polemika.

Gjithsesi unë do të vazhdoj me teksktin, ku vëmë re një dozë të rëndë dramaciteti alla telenovela meksikane. Prandaj, do ta mendojmë këtë tekst si sinopsin e një telenovele dhe do të qartësojmë historinë së bashku.

Personazhin tonë femër do ta quajmë Luçia, ndërsa mashkullorin Alejandro. Vazhdojmë me vazhdimin;


Kurre nuk e kisha menduar
Se nje dite do e shihja veten ketu
Ashtu sikurse kurre nuk do ta kisha besuar
Se cfare mund te isha
Ne gjendje te beja


Deri këtu jemi të qartë; Luçias i ka ndodhur diçka që i ka tronditur jetën. Diçka që s’mendonte se mund të ndodhte, diçka përtej aftësive të saj. Si në çdo telenovele, ky është vetëm fillimi i stuhisë. Çfarë i ka ndodhur Luçit?


Nese dy dite me pare
Do me kishe pyetur
Se - A besoj ne dashuri ?
Pergjigja ime do te ishte - Po
Ndersa tani mendoj
Se njerezit jane te afte
Te jetojne ne iluzionet
Qe krijojne vete


Misteri fillon zbardhet; Luçia ka qenë një Bovari, e dashuruar me dashurinë. Por nga Floberi kaloi te Kafka, drejt e në ekzistencializëm. Nuhasim një aromë zemërthyerje të pasuar me mohimin tipik që e ndjek: Nuk ka qenë dashuri, por iluzion.
Sdua te tregoj per veten
Sepse nuk i besoj askujt sekretet e mia
Por tani qe nuk nuk i besoj me as vetes
Po kthehem nga ti


Luçi s’do të tregojë për veten, por oh Luçi, deri tani na ke treguar shumë. Ama qenka një person të cilit ajo i besoka dhe në këtë moment krize, po kthehet nga ai.


Maria, Maria (ahh)
Hekmi do mendime qe i kam
Mend’t e mia, mend’t e mia (ahh)
Nah-nah vetes time si besoj
Maria, Maria (ahh)
Hekmi do mendime qe i kam
Mend’t e mia, mend’t e mia (ahh)
Kuku aj osht i martum
Aj m’don n’snapchat m’shkrun
9 missed calls n’telefon (ahh, ahh, ahh)
Kuku aj osht i martum
Aj m’don n’snapchat m’shkrun
9 missed calls n’telefon (ahh, ahh, ahh)


BOOM. Luçia është e dashuruar me një burrë të martuar aka Alejandron. Martesa se ka mbledhur aspak Alejandron pasi qenka një përdorues i rregullt i Snapchat-it. Me këtë rast, e vetdijshme se është e shtyrë drejt mëkatit, Luçi i drejtohet fuqive omnipotente për ndihmë si një vajzë e thjeshtë besimtare që është. Por thirrjet e shumta të Alejandros në telefon po interferojnë shenjtërinë e lutjeve.

Dua, Zemer ti se din sesa dua
Kurr nuk ki me dit sesa vuaj
S’muj mu kon n’kraht e tua
Zemer
Hajde thirrem kur jam vetem
Nashta t’kallzoj ca boj tjeter
S’di nese vij amo pritem
Baby
Hajde thirrem kur jam vetem
Nashta t’kallzoj ca boj tjeter
S’di nese vij amo pritem
Ooh yeah


Luçia duhet të jetë Binjakët, sepse u karakterizoka nga problemet e personalitetit të dyfishtë. Ajo vuan sepse nuk mund të jetë në krahët e Alejandros, ama kërkon që ai ta thërrasë kur ajo është vetëm se ndoshta e presin surpriza. Por edhe nëse Alejandro e thërret, ajo se di a do të shkojë. AMA, do që ai ta presë *suspancë*. Probleme Binjakësh hesapi.


Sdi a ta kom thon sa i mir je
E majna sekretin mes neve
Give it to me nice daddy ooh yeah
Ooh yeah
Sdi a ta kom thon sa i mir je
E majna sekretin mes neve
Give it to me nice daddy ooh yeah


Luçi nuk duron dot më dhe e kërkon Alejandron, duke ju referuar si daddy (babi). Frojdi po të sheh nga përtej vajzë, mund t’a dëgjojmë duke mërmëritur: “Ja pra një rast i pastër i Kompleksit të Edipit”.


Por përveç Frojdit na bashkohet edhe Irving Copi me teorine e tij se nëse nuk ke prova për diçka, ajo nuk ka ndodhur. Pra, Luçia mendon se nëse sekreti mbahet mes saj dhe Alejandros, çdo gjë do të jetë OK dhe zëre se nuk ka ndodhur kurrë. Teorikisht, ndërgjegjia e saj mund të qëndrojë e qetë.


Por për sa kohë? A është në të vërtetë kjo zgjidhja e duhur e problemeve?
A do të vazhdojë Luçia të indulgjohet në mëkat? Po Alejandro a do t’a konsiderojë divorcin (ku dreqin është gruaja e tij meqë ra fjala??? Po të ishte, do t’a quanim Fernanda)? Me cilën teori filozofike do t’a mbyllim këtë histori?

Këtë nuk do e zbulojmë dot kurrë…

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537