INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analisti e vë në siklet për ''linjat perfekte'', shihni si i përgjigjet Grida Duma: Do preferoja që...[FOTO]

Analisti e vë në siklet për ''linjat perfekte'', shihni si i përgjigjet Grida Duma: Do preferoja që...[FOTO]

Publikuar më: 23:50 18-01-2019

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë e ftuar politikania e njohur shqiptare, Grida Duma, e cila ka folur mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, si dhe ka komentuar ndryshimet në qeverinë Rama.

Në një moment në studio kanë hyrë edhe dy opinionistët, Arjan Curri dhe Adriatik Lapaj, të cilët kur u pyetën nga Arian Çani se çfarë mendojnë për Gridën, thanë se është një politikane e mirë dhe e komplimentuan për pamjen e saj.

Curri i vendosur në siklet u shpreh se si politikane po bëhet gjithnjë e më e mirë, por si femër ka linja perfekte.

Nga ana tjetër Duma ia kthen me falenderime analistit Curri vlerësimin ndaj saj, por shtoi se duhet të vihet në dukje aspekti politik duke qenë se është edhe pjesë aktive e politikës.

Arjan Çani: Curri ç’mendim ke për Grida Dumën si politikane dhe si femër?

Arjan Curri: Si politikane bëhet gjithnjë më e mirë, por edhe si femër ka linja perfekte.

Grida Duma: “Unë ju falenderoj për komplimentet, por do preferoja që të vihej në dukej më pak ky aspekt në fushën politike”.

DDE.png

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668