INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anabel tashmë në INTv: Ç’duhet të dini për emisionin ‘Hostel by Anabel’ [FOTO/VIDEO]

Anabel tashmë në INTv: Ç’duhet të dini për emisionin ‘Hostel by Anabel’ [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:44 11-06-2018

Anabeli që ndiqni prej vitesh vjen pranë jush me një tjetër projekt: një emision televiziv. Nën emrin “Hostel by Anabel”, sot në 17:00 (11 qershor 2018), transmetohet premiera në INTv.

Të vendosura në newsroom-in e Anabel.al, katër gazetare energjike do të flasin pa filtra për tema shoqërore, tema të showbiz-it dhe jetës në Shqipëri.

Do të komentojnë dhe debatojnë çështje që shihen si tabu, e çështje që ndoshta nuk preken fare.

Autorja e këtij programi është Dalina Buzi, themeluesja e Anabel Media dhe ViaAnabel.

Nxitur nga diskutimet reale që ndodhin në zyrat e Anabel, ajo ideoi një program që shtrihet mes reality show dhe televizionit tradicional.

“Hostel by Anabel” është si një ditë pune në newsroom, e regjistruar për televizion. Përveç diskutimit në zyrë, emisioni përmban dhe disa rubrika si “Me provë”, “Anonim tltm”, “Anabel Lab” dhe “E ke parasysh kur”.

Katër gazetaret që u përmendën më lart janë Megi Pojani, Deamishel Hoxha, Alberta Kamenica dhe Ana Haxhimali.

Megi dhe Deamishel mund të jenë të dëgjuara prej prezencës në rrjetet sociale dhe pjesëmarrjes në projekte të mëparshme të Anabel si miniseriali “Kemi njëri-tjetrin” apo bashkëprezantimi në edicionin e vjetshëm të “Këngës Magjike”.

Alberta dhe Ana janë emra të rinj në ekran. Të katërta janë të lira, mendjehapura dhe ndajnë një kimi të veçantë me njëra-tjetrën.

Në bashkëpunimin me studion videografike Studioline për realizimin e ‘Hostel by Anabel”, Anabel pati mbështetjen e Abi Bank, Vodafone, Algotherm, Tona & Co, Ama Caffe, Strongbow dhe Fentimans Albania.

“Në qoftë se ju kanë pëlqyer risitë e Anabelit dikur si revistë, në qoftë se ju ka pëlqyer Anabel.al, revista që erdhi e para si portal, nëse ju ka pëlqyer Revista Anabel në Facebook dhe ndarja e të gjitha letrave dhe historive, rrëfimeve, nëse ju ka pëlqyer Anabeli në Instagram sidomos Stories, ky emision është pjesë e këtyre. Vjen nga e njëjta mendje, nga i njëjti mentalitet, thjesht do të jetë televiziv,” thotë Dalina Buzi në një intervistë për emisionin.

IMG_7312.jpg

IMG_7414.jpg

IMG_7585.jpg

IMG_7529.jpg

 

IMG_7500.jpg

“Hostel by Anabel” transmetohet në INTv çdo të hënë në 17:00 dhe ritransmetohet të martave në 12:30.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771