INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ana është gjithmonë në kërkim të një preje', Atdheu i kthehet Arjonit: Pse nuk më the që...

'Ana është gjithmonë në kërkim të një preje', Atdheu i kthehet Arjonit: Pse nuk më the që...

Publikuar më: 22:31 16-12-2020

Arjoni ishte në një lidhje direkte për emisionin "Përputhen", duke treguar versionin e tij të historisë me Anën. Ai tha se kanë pasur një histori të shkurtër dashurie, me marrëdhënie intime dhe fjalë romantike.

 Arjoni deklaroi se Ana ka luajtur me ndjenjat e tij, pasi qëllimi i saj është t'i manipulojë të gjithë djemtë. "Ajo femër është vazhdimisht në ndjekjen e një preje. E publikova foton sepse dua të parandaloj që një tjetër të jetë viktimë e saj. Ana është gjithmonë në kërkim të një preje", tha ai.

 

Pas deklaratës së tij reagoi Atdheu, i cili më parë ka shprehur pëlqimin e tij ndaj Anës. "Dua t'i them Arjonit që do ishte më mirë rruga që të ma thoshte në prapaskenë, nëse është dashuruar kështu siç thotë. Të më thoshte "shih se jam dashuruar dhe do luftoj" se unë i qëndroj asaj që po dashurove, lufto, mos lëndo. Të më thoje "tërhiqu o vëlla se kështu-kështu puna", unë do isha tërhequr", tha Atdheu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887