INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ami është bërë xheloze për Ermalin? Flet TROÇ aktori: Të rrish me Encën…[FOTO]

Ami është bërë xheloze për Ermalin? Flet TROÇ aktori: Të rrish me Encën…[FOTO]

Publikuar më: 17:08 01-02-2020

Ermal Mamaqi i ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” ka folur në lidhjë me xhelozinë e gruas së tij, Amarda Toska, për skenat romantike me Encën dhe Arjolën. Marjana Kondi ishte ajo që e nisi këtë temë, duke falenderuar Amin, për të cilën tha s ei takon merita për “treçerekun e punës” së tyre me filmin.

Ermali tha se pa xhelozi nuk ka dashuri dhe theksoi, gjithmonë me humor, se Enca ishte një arsye e madhe për tu xhelozuar nga partnerja e tij.

“Në qoftë se nuk ka xhelozi nuk ka ndjenja. Le të themi që Ami donte ta dinte si ishte skenari dhe e ka mirëkuptuar. Unë mundohem që deri në ato limitet që të lejon krijimtaria mos ta shtyj më tej pjesën që ta bëj atë të ndihet keq, pavarësisht se të bësh art është një gjë dhe të bësh familje është një gjë. Por mund t’i kombinosh të dyja, nëse gjen një të mesme. Tashi, të rrish me Encën e mos të jesh xheloze ose me Arjolën që u puthëm. Megjithëse puthja jonë ishte: Unë, sallata dhe Arjola” – u shpreh ai.

Ermal tregoi se skenat e xhelozisë i ka kaluar tashmë pasi ky nuk ishte filmi i tij i parë i kësaj natyre.

“Guximet ose gjëra të tilla i kemi kaluar me filmin ‘Femrat’ kështu që nuk shtrohet kjo pyetje në vitin 2020 se Arjola është aktore profesioniste dhe filmi duhet përshtatur sipas historisë”,- shtoi ai.

ntn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619