INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ami dhe Ermali ia plotësojnë dëshirën Joelit, por moderatorit i prishet “qejfi” [FOTO]

Ami dhe Ermali ia plotësojnë dëshirën Joelit, por moderatorit i prishet “qejfi” [FOTO]

Publikuar më: 20:50 06-06-2017

Ami dhe Ermali kanë çuar të birin, Joelin në parkun ku çdo fëmijë do donte të shkonte. Ata ndodhen me pushime në Itali dhe nuk mund të mos çonin djalin e tyre në Gardaland, një nga parqet më të njohur për fëmijë. Fëmijët rriten shumë shpejt dhe kështu ka ndodhur me Joelin, i cili tashmë ka filluar edhe “tekat”. Amarda dhe djali janë fotografuar pranë shatërvanit shumë të njohur të këtij parku ndërkohë që Joeli nuk del me kënaqësi në foto me të atin, kështu shprehet me humor Ermali në një foto të postuar në Instagram ku i biri ka mbuluar fytyrën.

“Filloi ky… S’do me dalë me plakun në foto”,- shkruan Ermali. 

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583