INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amber VS Kanye, publikon Emoji për

Amber VS Kanye, publikon Emoji për "gishtin magjik"

Publikuar më: 14:36 31-03-2016

Në janar ajo bëri zhurmë me një postim në Twitter që kishte të bënte me jetën seksuale të saj dhe ish të dashurit Kanye West.

Kështu, Amber Rose i është referuar këtij “zbulimi” në sipërmarrjen e saj të radhës në biznes.

Modelja 32 vjeçare ka lëshuar tashmë markën e saj të ikonave emocionale të quajtur MuvaMoji  në dyqanet e aplikacioneve Apple, të mërkurën.  

Janë disa imazhe të vogla dixhitale të përfshira në paketë si duke depiluar këmbët me dyll apo pjesën poshtë krahëve me lazer,  por një nga më surprizueset ishte një figurë e saj e veshur si infermiere duke vendosur doreza gome. Figurat mund të shihen si referencë e postimit në Twitter që kishin të bënin me bashkëshortin 38 vjeçar të Kim Kardashian.

Postimi krijoi një kaos kolektiv në internet ndërsa ajo shkruajti: ""awww@kanyewest, je i xhindosur që nuk më ke më vërdallë duke luajtur me b... tënde? Në aplikacionin e ri janë mbi 900 ikona emocionale të kuruara nga Amber që nuk mund t’i gjeni askund tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994