INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i SHBA: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, ide e tmerrshme

Ambasadori i SHBA: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, ide e tmerrshme

Publikuar më: 19:03 22-12-2017

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie e ka konsideruar të tmerrshme idenë për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale. Delawie përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur qëndrimin e tij. “Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, shkruan diplomati amerikan . ‘Radio Europa e Lirë’ shkruan se deklaratat e ambasadorit kanë ardhur pas njoftimeve të fundit se mund të thirret seancë për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij ligji. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka inciuar nismën për nënshkrimin e një peticioni ku kërkohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë peticionin. Veteranët kërkojnë që, Gjykata Speciale të merret edhe me krimet që serbët kanë bërë në Kosovë gjatë luftës, pasi versioni aktual i ligjit detyron gjykatën të merret vetëm me të dyshuar të etnisë shqiptare. Pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve, drejtuesit e organizatave të dala nga lufta kanë thënë se peticionin do t’ia dorëzojnë kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit. Aktakuzat e para në Gjykatën Speciale do të regjistrohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488