INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: S'ka korrigjim të kufijve, as datë të përcaktuar për viza

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: S'ka korrigjim të kufijve, as datë të përcaktuar për viza

Publikuar më: 13:34 16-08-2018

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka folur për korrigjimin e kufijve, për të cilin ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë e qartë kur ka deklaruar se nuk do të ketë korrigjim të kufijve në Ballkan.
Diplomati gjerman ka thënë: “Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilitdo komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe të mos përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar një herë e përgjithmonë.”
Ndërsa, për një afat kohor të liberalizimit të vizave, ai ka thënë se heziton të flasë për data të sakta, për proceset që nuk mund t’i kontrollojë, por ka thënë se sa më shpejt që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, do të jetë më mirë.
“Kjo kërkesë nga Kosova si vendi i vetëm në kontinent ku veçanërisht të rinjtë nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbulojnë Evropën, së cilës ata duhet t'i bashkohen nuk është një gjendje e kënaqshme”, është shprehur Heldt.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave është një proces ku nga pala kosovare janë përmbushur të gjitha kushtet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian dhe tani duhet të kalojmë nëpër procese në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare, pasi Këshilli duhet të reflektojë mbi rekomandimet e Komisionit.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158