INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Amerikane jep udhëzimet, ja sesi të veproni nëse ju refuzohet viza për në SHBA

Ambasada Amerikane jep udhëzimet, ja sesi të veproni nëse ju refuzohet viza për në SHBA

Publikuar më: 12:29 20-04-2018

Ambasada Amerikane ka shpjeguar me anë të një postimi në facebook, hapat që duhet të ndiqen nga të gjithë të interesuarit nëse ju anulohet viza turistike.

Qytetari: Përshëndetje! Kur ke aplikuar njeherë dhe të refuzohet viza turistike për sa kohe mund të aplikosh përsëri, apo sa herë të duash, se kam dëgjuar që nga aplikimi parë duhet të kalojnë 6 muaj që të bësh të dytin!

Ambasada: Faleminderit që na shkruat dhe më tregove historinë tënde. Është me të vërtetë e dobishme për mua të dëgjoj për përvojën tuaj sepse jam gjithmonë duke u përpjekur të mësoj më shumë për shqiptarët që po aplikojnë për viza për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.

Nëse besoni se keni informacione të reja për t’u dhënë zyrtarëve që do t’ju ndihmojnë t’i tregoni lidhjet tuaja me Shqipërinë atëherë gjithmonë mund të aplikoni përsëri. Nganjëherë është e vështirë për aplikantët të kapërcejnë supozimin e qëllimit të emigrantëve. Ligji aktual i emigracionit në SHBA vendos një barrierë të lartë për të gjithë aplikantët e vizave.

Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat – si për lëshimet, edhe për refuzimet – është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë.

Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash jo-imigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar.

Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ.

Këshilla ime në përgjithësi për aplikantët (në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri), të cilët janë refuzuar nën Seksionin 212b të AIN, është që të kuptojnë se refuzimi nuk është një paragjykim, apo kritikë, ndaj jush personalisht. Oficeri konsullor nuk po paragjykon zgjedhjen tuaj në jetë apo situatën tuaj jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata thjesht po bëjnë një vlerësim të lidhjeve tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe nëse ju i përmbushni ose jo kriteret për kualifikim të përcaktuara tek AIN, të cilat janë shumë strikte.

Dhe, mbani mend që refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo-imigruese ndryshojnë përgjatë kohës, pasi edhe vetë jetët tona evoluojnë. Sigurisht, kjo lyp edhe pyetjen: “Kur mund të riaplikoj unë?” nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS-160.

Shpresoj që kjo t’ju ndihmojë duke hedhur pak më shumë dritë mbi refuzimet 214b, në përgjithësi, dhe se si oficerëve konsullorë u kërkohet që të shqyrtojnë çështjet për vizë. Nëse akoma po kërkoni për më tepër informacion dhe udhëzim, do doja t’ju referoja tek faqja jonë e internetit: https://travel.state.gov/…/visa…/visa-denials.html.

Article Logic
Execution time: 0.0017719268798828