INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Amerikane: Aplikoni për viza, por kujdes... [FOTO]

Ambasada Amerikane: Aplikoni për viza, por kujdes... [FOTO]

Publikuar më: 16:32 09-02-2017

Përveç ndryshimeve në politikat emigratore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të ndryshuar edhe LLotarinë Amerikane.

Tashmë të gjithë ata që e ëndërrojnë tokën e premtuar duhet të nxitojnë të aplikojnë për vizë shumë kohë përpara. Duke qenë se vera është periudha më e ngarkuar me intervista, këshillohet që të aplikohet më para për të shmangur fluksin e madh të njerëzve.

Ndërkohë pjesë e ndryshimeve të LLotarisë Amerikane është edhe kohëzgjatja e qëndrimit tuaj atje. Viza është e vlefshme vetëm për 3 vjet. Kjo vizë me vlefshmëri 3 vjeçare ju lejon të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara përgjatë tre viteve në vazhdim. Por kjo nuk ju jep mundësinë të jetoni apo të punoni atje.

Këtë pjesë e sqarojnë zyrtarët amerikanë në aeroport të cilët ju thonë se për sa kohë mund të qëndroni. Në përgjithësi, jo më shumë se 6 muaj.  

Edhe dy  senatorë amerikanë Tom Cotton ( Republikan) dhe David Perdue ( Demokrat) kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracionit në Amerikë për një punësim më të fortë (Raise Act).

Projektligji parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme.

Sipas Cotton , “RAISE Act” do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

RAISE Act, do të ulë emigracionin në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658