INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amazon në ndihmë njerëzve, synon të hedhë mijëra satelitë interneti në orbitë

Amazon në ndihmë njerëzve, synon të hedhë mijëra satelitë interneti në orbitë

Publikuar më: 12:35 05-04-2019

Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, planifikon të lëshojë 3.236 satelitë në orbitën e Tokës, për të ofruar akses në internet në mbarë globin.

Amazon konfirmoi planet për GeekWire duke treguar se ky është një projekt afatgjatë i cili do tu shërbejë miliona njerëzve që nuk kanë as aksesin më bazik në internet.

Distributori Amerikan është emri i radhës që hyn në këtë sektor, pasi dhe Rrjeti SpaceX dhe Facebook synojnë të lëshojnë satelitët e tyre.

Projekti Kuiper i Amazon synon të vendosi satelitë në tre lartësi të ndryshme. Do të ketë 784 satelitë në 367 milje lartësi, 1296 satelitë në 379 milje, dhe 1156 satelitë në 391 milje.

Këta satelitë do ofrojnë internet në zona që shtrihen prej Skocisë deri tek pika më jugore e Amerikës Jugore. Zonat që do të shpërndahen satelitët, teorikisht, mbulojnë 95% të popullatës së Tokës.

Amazon ende nuk ka deklaruar nëse mendon të ndërtojë vetë satelitët apo t’i blejë ato nga një palë e tretë. Gjithashtu nuk ka treguar detaje përsa i përket kostos apo dhe se kur rrjeti do të hyjë online. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, tregon se Amazon do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë.

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891