INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alpinistja rrëzohet nga shkëmbi, shpëton mrekullisht [VIDEO]

Alpinistja rrëzohet nga shkëmbi, shpëton mrekullisht [VIDEO]

Publikuar më: 16:56 23-10-2018

Një alpiniste po ngjitej në kodrën Jiankou në periferi të Pekinit kur në një moment rrëshqiti dhe u rrëzua nga shkëmbi duke u përplasur disa herë. Ajo mbeti e bllokuar në vendin ku ra. Gruaja u shpëtua pasi shtatë shpëtues kaluan dy orë duke e çuar atë poshtë maleve në një barelë, sipas Pekin Huairou Firefighting Branch. Në një deklaratë të medias sociale, autoriteti tha se gruaja e paidentifikuar ra nga një shkëmb afër-vertikale pranë Kullës Zhenbei të Murit të Madh të Jiankou, rreth orës 14:30 të ditës së djeshme. Videoja amatore është filmuar nga një person që ishte në anën tjetër të shkëmbit. Edhe pse alpinistja është rrëzuar nga një lartësi e madhe ajo ka arritur të shpëtojë.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627