INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda dhe Tolgahan ankohen për njëri-tjetrin në emision, por të gjithë do i kuptoni!

Almeda dhe Tolgahan ankohen për njëri-tjetrin në emision, por të gjithë do i kuptoni!

Publikuar më: 11:35 27-05-2020

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori i njohur turk Tolgahan Saysman janë një prej çifteve më simpatike në fushën e showbizit. Të ftuar gjatë një emisioni në Turqi, ata kanë ndarë me publikun disa detaje nga bashkëjetesa e tyre.

Almeda filloi të ankohej për faktin që Tolga luan gjithë ditën Play Station dhe kjo gjë e acaron shumë modelen. Por aktori ndërkaq i ka thënë bashkëshortes se shtëpia ka shumë dhoma dhe mund të zgjedhë një dhomë tjetër për të qëndruar.

Më pas ka shprehur ai ankesat ndaj Almedës duke thënë se ajo bën namin nëse ai e lë gotën e çajit mbi divan, duke zbuluar kështu fiksimin e saj me pastërtinë. Gjatë intervistës Almeda tha se Tolga është pak rrëmujaxhi dhe kjo e bezdis, por gjithësesi e kanë kaluar situatën me humor.

 

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833