INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu thyen heshtjen pas arrestimit të vëllait se iu gjetën 4 mina dhe drogë, ja mesazhi që jep [FOTO]

Alketa Vejsiu thyen heshtjen pas arrestimit të vëllait se iu gjetën 4 mina dhe drogë, ja mesazhi që jep [FOTO]

Publikuar më: 20:48 01-10-2018

Alketa Vejsiu ka një mesazh për publikun pas lajmit për arrestimin e vëllait të saj! 

Pas finalizimit të një operacioni policor i koduar ‘Telekomanda’ ditën e djeshme u arrestua vëllai i moderatores Alketa Vejsiu. Endrit Vejsiu, 29 vjeç u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Lajmi bëri mjaft bujë në mediat online. Ndërkohë, nuk mund të mungonte dhe një reagim nga ana e Alketa Vejsiut.

“Vij si gjithmonë çdo të hënë me një qëllim të vetëm, për t’ju argëtuar e zbavitur”. Më pas ajo shtoi se “ Jam me fat sepse këtu në familjen e madhe të Tv Klan asgjë që ndodh jashtë nuk interferon në festën dhe gëzimin e jetës”.

Siç e do tradita pas këtij mesazhi ajo vazhdoi me spektaklin i cili sapo filloi me prezantimin e performancave për natën e sotme.

VEKSA.png

Article Logic
Execution time: 0.0033118724822998