INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alibeaj: Rama favorizoi kompanitë e basteve, dhjetëfishoi fitimet

Alibeaj: Rama favorizoi kompanitë e basteve, dhjetëfishoi fitimet

Publikuar më: 13:42 15-09-2018

Partia Demokratike vijon akuzat se qeveria Rama ka favorizuar kompanitë e basteve të zotuara, sipas saj, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Deputeti Enkelejd Alibeaj denoncoi nga selia e PD-së": "Kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. "
"Sic tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017" tha Alibeaj.
PD publikon dhe grafikun.

xhafa_grafik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172