INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alibeaj nga kuvendi, po uzurponi kompetencat e gjyqësorit

Alibeaj nga kuvendi, po uzurponi kompetencat e gjyqësorit

Publikuar më: 10:33 25-10-2017

Pasi foli Tahiri, në foltore doli deputeti i PD Alibeaj që kërkoi miratimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish ministrit. Ai tha se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt.
“Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale. Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indicio edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge” deklaroi ai.
Alibeaj shtoi se nëse kuvendi nuk i heq imunitein duket qartë se po uzurpon kompetencat e gjyqësorit dhe po rënohet parimi i ndarjes së pushteteve.

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498