INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stanaj prezanton këngën e parë të albumit [VIDEO]

Stanaj prezanton këngën e parë të albumit [VIDEO]

Publikuar më: 21:38 12-07-2016

Albert Stanaj vazhdon të mahnisë me aftësitë vokale.

Mjafton të dëgjosh një nga krijimet për ta kuptuar se nuk ka më kthim prapa dhe se je bërë tashmë fans i tij. Çdo këngë të ngacmon për të dëgjuar të radhës dhe ndoshta këtë kishte parasysh Kim Kardashian kur u sugjeroi ndjekësve të saj ”ta dëgjonin këtë djalin e ëmbël shqiptar”. Dhe Stanaj e ka justifikuar gjithë vëmendjen duke mos zhgënjyer askënd. Këngëtari i talentuar, sapo ka publikuar në soundcloud edhe këngën e parë të albumit. Ky është albumi i parë i tij, realizuar nën kujdesin e Lava Music dhe pritet të vijë shumë shpejt përpara publikut. Nisni numërimin mbrapsht për atë që mund të quhet kënaqësi për veshin. 

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727