INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alex dhe Centaur, dy robotë bashkëveprojnë për ti ardhur në ndihmë njerëzve

Alex dhe Centaur, dy robotë bashkëveprojnë për ti ardhur në ndihmë njerëzve

Publikuar më: 12:50 30-04-2019

Deri tani kemi parë që robotët janë shpikur për arsye të ndryshme, për punë dhe argëtim. Po robotë që komandohen për të bashkëpunuar nuk kishim parë. Së fundmi janë prodhuar dy të tillë, që do t’ju vijnë në ndihmë njerëzve në raste emergjente.

Dy robotë të quajtur Centauro dhe Alex janë programuar të flasin të njëjtën gjuhë dhe të veprojnë njëlloj. Dy robotët janë krijuar nga dy institucione të ndryshme të cilat vendosën të bashkëpunojnë 4 vite më parë si pjesë e projektit 'Centauro', të financuar nga Komisioni Evropian. Roboti Centauri, i frymëzuar nga krijesa mitologjike, është një katërkëmbësh i krijuar në Institutin Italian të Teknologjisë në Genova.

centaurii.jpeg

Ndërsa Alex, është krijuar në Scuola Superiore Sant'Anna në Pisa. Alex është një robot i veshur me shumë armë dhe pedale.

alexx.jpg

Dy kompanitë shprehen se sfida më e madhe e tyre ishte të kishte një dialog mes Centaur dhe Alex. Për të parë rezultatet e këtij bashkëpunimi midis robotëve, ata u testuan në një objekt të rrënuar në Gjermani.

Ata kishin arritur të kryenin detyra të ndryshme të cilat njerëzit në rastin e një katastrofe nuk mund t’i kryejnë dot.

Robotët mund të lëviznin në një terren të vështirë duke përdorur këmbët dhe mjetet të cilat janë të fiksuara në trupat e tyre. Ekspertët treguan se Roboti Alex jepte një pamje të terrenit, ndërsa ai Centauro mund të lëvizë valvulat të hapë apo mbyllë një derë. Nëpërmjet këtij rezultati ekspertët mendojnë se dhe me pak përpjekje dy robotët mund të jenë pjesë e grupeve të shpëtimit të njerëzve në rastet emergjente.

Article Logic
Execution time: 0.0050561428070068