INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako 'kunja' për balerinën: “Kështu është kur të hipën vetja në qejf”[FOTO]

Albi Nako 'kunja' për balerinën: “Kështu është kur të hipën vetja në qejf”[FOTO]

Publikuar më: 10:16 07-03-2018

Mesa duket Vip-at shpesh nuk rrinë dot pa i kthyer qokat, kjo qoftë për mirë apo për keq.

E pamë para pak ditësh balerinën Alba Hoxha të ishte e ftuar tek “Rudina” dhe të shprehej se në fillimet e saj Albi Nako nuk kishte patur shumë besim tek aftësitë e saj si balerinë.

Nuk kaloi shumë edhe Albi e ka bërë lëvizjen e vetë.

Koreografi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video ku një prezantuese moti pëson një incident dhe rrëzohet.

"Kur të hipën vetja në qejf”, - ka shkruar Albi krahas videos.

Dhe nga komentet kemi parë që shumë nga komentuesit kanë menduar se bëhet fjalë për një “kunjë” ndaj balerinës Alba Hoxha, e cila prej pak kohësh ka nisur të japë motin në Klan.

Por jo vetëm fansat madje dhe Alba e ka menduar këtë pasi i ka komentuar Albit: “Unë jam kjo?”.

Por Albi ka ditur të jetë modest dhe ka shkuar se nuk mund të jetë Alba pasi ajo nuk rrëzohet.

Kunjë apo thjesht një shaka kjo nuk dihet por me siguri diçka po lëviz mes të dyve, shpresojmë të jetë për mirë.

sr5y_45.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934