INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako dhe Alba Hoxha kapen MAT, koreografi vë në siklet balerinën: E kam partnere... O Albiiii! [FOTO]

Albi Nako dhe Alba Hoxha kapen MAT, koreografi vë në siklet balerinën: E kam partnere... O Albiiii! [FOTO]

Publikuar më: 22:25 02-06-2018

Shpesh herë Albi Nako dhe Alba Hoxha dyshja janë parë bashkë dhe fjalët kanë kohë që janë hapur që janë në lidhje, por këtë here janë parë sërish bashkë në eventin e fundit mbajtur së fundmi në kryeqytet. Gazetari i “Jo Vetëm Modë” ka zënë ‘ngushtë’ dyshen duke ju afruar dhe duke i ngacmuar me pyetje, por ende nuk pranuan gjë, thjesht na lanë të kuptonim shumë për marrëdhënien e tyre. Madje e quajti Albën si partnere të tijën, por në kuptimin profesional.

Gazetari: E keni bërë duet tani nga grupi i madh Albi Nako…

Albi Nako: Jemi thjesht rastësisht këtu me Albën, sepse jemi marrë me prova, kjo është e gjitha.

Gazetari: Alba po angazhohet si koreografe?

Albi Nako: Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj.

Gazetari: Po me motin e ndihmon?

Albi Nako: Sigurisht, bëhet fjalë për xhestikulimin.

Gazetari: Si ndihesh ti kur lakohet emri yt, jo si balerinë profesioniste apo për talentin tënd, por për histori dashurie?

Alba Hoxha: Ne kemi patur shumë workshop-e bashkë. Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja.

Albi Nako: Workshop në Palasë!!! (qesh)

Alba Hoxha: O Albiiii.”, përfundon Alba e vënë në siklet./intv.al

/1-9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029609203338623