INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Ramosaj ka një surprizë për të gjithë, krah të dashurës së përfolur, Niki Delijorgjit jep lajmin e bukur! [FOTO]

Alban Ramosaj ka një surprizë për të gjithë, krah të dashurës së përfolur, Niki Delijorgjit jep lajmin e bukur! [FOTO]

Publikuar më: 13:33 23-01-2020

Alban Ramosaj ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit falë zërit të tij mjaft të veçantë. Artisti ka sjellë disa projekte muzikore, të cilat janë pëlqyer dhe numërojë mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’. Së fundmi duket se Ramosaj është përfshirë edhe në kinematografi. Këtë e ka zbuluar vetë ai me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shfaqet me baltë.

“Shiko në bion e profilit tim për të zbuluar një surprizë. Jam shumë i lumtur, më në fund po ndodh. #iNatMaFal”, ka shkruar ai krah postimit më të fundit, ndërsa ka sqaruar se ky do të jetë një film me metrazh të shkurtër, i cili do të publikohet shumë shpejt.

albb.png

Me siguri ky do të jetë një tjetër projekt tepër i suksesshëm i Albanit, pas pjesëmarrjes së tij si aktor edhe në serialin ‘Hostel by Anabel 2’.

Vlen të përmendim se në këtë projekt do jetë edhe e dashura e përfolur e Albanit, Niki Delijorgji. Tani mezi po e presim!

kleoo.png

Article Logic
Execution time: 0.0028688907623291