INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmon zv. kryeministrja Ledina Mandija, tregon qytetet ku njerëz të armatosur po lëvizin me makina pa targa

Alarmon zv. kryeministrja Ledina Mandija, tregon qytetet ku njerëz të armatosur po lëvizin me makina pa targa

Publikuar më: 17:03 25-06-2017

Zv.kryeministrja e propozuar nga Partia Demokratike është shprehur mbi incidentet e ndodhura në qytete të ndryshme, duke u shprehur se do të merren masa për personat e përfshirë.

Ajo është shprehur se ka një koordinim të mirë mes institucioneve, por gjithashtu ka folur mbi disa raste të kallëzuara dhe proceduara në prokurori për shitblerje votash. “Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa dhe me armatime brenda, të përfshirë në shit-blerjen e votës” - është shprehur Mandija. Specifikisht zv. kryeministrja ka deklaruar se raste të tilla ka pasur në qytete si Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo Shkodra. 

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484