INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm! Vdekshmëria foshnjore në rritje, faktorët…[VIDEO]

Publikuar më: 16:11 14-07-2017

Një vend i varfër si i yni me një ekonomi dhe shëndetësi të dobët vijon të shënojë më shumë humbje njerëzore tek nëna dhe foshnja. Edhe pse vitet e fundit ka progres sa i përket vdekshmërisë amtare nuk ndodh kjo tek ajo foshnjore. Fatkeqësisht raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah rritjen e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri, ku nën 1 vjeç rezultojnë që kanë ndërruar jetë në 2016, 277 bebe e qindra të tjerë në mosha më të rritura. Alarmi është i fortë kur llogaritet se humbje jetësh janë 44 më shumë se në 2015.

Faktorët sipas studimeve janë të shumë nga kequshqyerja deri në episodetet e forta psikokulturore të nënave shqiptare. Po e foshnjat nuk ushqehen mirë, pasi 39% e fëmijëve të moshës 0-6 muaj ushqehen vetëm me qumësht gjiri. Në Shqipëri, pabarazitë në ushqyerjen për fëmijët nën 5 vjeç ndikohen nga varfëria, në veri të vendit dhe në zonat informale në qytete e mësha të vendit, 34-40 % e familjeve kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për familjen gjatë gjithë vitit.
Një shifër kokëfortë është dhe ajo që flet për varfëri ekstreme, 23 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç jetojnë poshtë kufirit të varfërisë absolute.
Faktorë të tjerë janë dhe ato kulturorë, ka ende gra në zona të thella që gjatë shtatëzanisë nuk këshillohen me mjekët dhe për pasojë shumë foshnja lindin me sëmundje të ndryshme dhe humbi jetën e të tjera që në bark.

Article Logic
Execution time: 0.0027148723602295