INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm fals për bombë, avioni gjerman bëri ulje të detyruar në Kretë

Alarm fals për bombë, avioni gjerman bëri ulje të detyruar në Kretë

Publikuar më: 09:22 17-08-2018

Një kërcënim me bombë detyroi ë një avion që fluturonte nga Egjipti në Gjermani që të bëntë një ulje të detyruar e në Kretë të enjten. Boeing 757 e Condor Airlines po fluturonte nga aeroporti i Egjiptit në Hurghada në Dusseldorf të Gjermanisë me 281 pasagjerë në bord, kur u ulë në Kretë. Alarmi u dha kur në tualetin e avionit është gjetur një letër që shkruante “bomb”. Kur avioni ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë është shoqëruar nga dy avionë luftarakë “F16”, derisa ka kryer uljen e detyruar.

avioni.jpg

Pasi është ulur urgjentisht në Aeroportin e Haniasë, ai është dërguar në hapësirën mes terminalit kryesor të tij, pranë Aeroportit ushtarak të “Souda”-s, ku ndodhet baza amerikane, për t’u kryer kontrolli i duhur. Të gjithë pasagjerët zbritën të sigurtë dhe u dërguan jashtë rrezes së zonës së sigurisë, në pritje të përfundimit të kontrollit të kryer nga forcat speciale të policisë, me ndihmën edhe të qenve të trajnuar posaçërisht për zbulimin e eksplozivëve. I gjithë procesi u zhvillua siç parashikohej nga protokolli i sigurisë dhe, përveç hapësirës së avionit, u kontrolluan edhe të gjitha bagazhet e pasagjerëve. Alarmi rezultoi fals, pasi nuk u gjet asnjë pajisje shpërthyese, ndërkohë që pasagjerët kanë kaluar natën në aeroport dhe do të vijojnë udhëtimin këtë të premte.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096